About this Short Film
The Symphony Of Colours, by Ganimete Sava (Kosovo, 2026), offers an intimate portrait of Akil, an 18‑year‑old artist whose paintings speak where words sometimes do not. The film centres on family and community perspectives as Akil navigates dyslexia and dysgraphia and finds creative expression and recognition during and after the Covid lockdowns. Quiet, empathetic and hopeful in tone, the documentary foregrounds process, exhibitions and local arts networks that supported him while honestly acknowledging barriers and misconceptions in his country. Audiences interested in art, disability, youth and education will find insight into how creative practice can enable self‑expression and social connection. A thoughtful, person‑centred contribution to the Focus on Ability International Documentaries programme.
Film Details
Film Transcript
E gjithë kjo bukuri ka filluar në kohën e izolimit, në kohën e Covidit, dhe aty e kemi zbuluar talentin e Akilit në vitet 2019–2020, kur e gjithë bota ishte e izoluar. Ka pasur një platformë online në Tiranë, Shqipëri, dhe atje Akili ka marrë pjesë dhe ka marrë një çmim; një juri ka vlerësuar pjesëmarrësit, mbi afër 800 fëmijë, dhe Akili ka marrë çmimin special.
Probleme dhe vështirësi për të arritur deri këtu kemi pasur mjaft, për arsye se vendi ynë është mësuar me raste ose diagnoza të tjera, siç është me Down apo autizëm, ose probleme të tjera. Mirëpo problemi disleksik dhe disgrafik ka qenë një problem jo fort i diskutuar në vendin tonë, dhe kjo ka qenë mjaft sfiduese për ne. Njerëzit me probleme të tilla nuk do të thotë që nuk kanë jetë. Ata arrijnë në cakun e vet, ku e gjejnë veten. Akili e ka gjetur shumë mirë veten tek artistët, sidomos këtu tek komuniteti i lagjes së artistëve, e cila është në Olpian, ku ka gjetur mbështetje dhe përkrahje, edhe pse kemi pasur shumë vështirësi, shumë sfida, shumë barriera dhe shumë tabu. Të gjitha këto kanë qenë mjaft sfiduese, dhe mesazhi im si prind që dua t'ia përcjellë të gjithë prindërve të tjerë, shoqërisë dhe komunitetit, është që t'i mbështesim fëmijët pavarësisht se secili fëmijë kërkon mbështetje. Të gjithë fëmijët janë të mirë, por kur kemi ndonjë problem, çfarëdo qoftë, fëmija duhet të ketë përkrahjen e prindërve së pari; nëse ti, prindi, nuk e përkrah fëmijën tënd, mos prit që ta bëjnë të tjerët. Të gjithë së bashku bëhemi më të fortë dhe luftojmë për fëmijët tanë.
Sonte i kemi dy jubile. Inaugurimi i ateliesë "Akili". Kjo është ekspozita, siç u cek, edhe e shtata me radhë e Akilit. Nuk kemi çka të shtojmë më shumë pas këtyre fjalëve kaq emocionale për problemet në Shqipëri. Naili i dërgon një përqafim të ngrohtë; i dëshiron përkrahje dhe do ta ketë atë nga ne si pedagog më i vjetër. Jam shumë i impresionuar nga këto piktura që ka, të shtata me radhë, të cilat po i ekspozon Akili. Kështu që unë ju uroj shumë sukses. Edhe ti mundesh me ia dalë.
Filmmaker
Ganimete Sava is the filmmaker behind this entry. See every Focus on Ability entry from Ganimete Sava.